Sponsori tallet me Granadën pas humbjes nga Atletico, poston një fotografi të rëndë

Të ironizohesh në formë poshtëruese nga sponsori yt. Ky është rasti Granadas, pas humbjes së thellë 6-1 ndaj Atletico Mdridit në “Wanda Metropolitano”.
Sponsori francez i ekipit andaluz, “Winamax”, ndezi rrjetet sociale me një “cicërimë” që ka shkaktuar humor në rrjetet sociale, por që sigurisht nuk është pëlqyer nga futbollistët e Granadas.
Kompania e basteve franceze publikoi përmes rrjeteve sociale një “hartë të nxehtë” të lëvizjes së Joao Félix-it, që e shndërroi në tabelë qitjeje portën e Granadas.
Klubi spanjoll ka kërkuar falje publike dhe korrigjim të menjëhershëm nga “Winamax”.
