Sporting i cakton çmim Viktor Gyokeres, do ta lejoj largimin e tij gjatë verës

Viktor Gyokeres ishte senzacioni i këtij viti në futbollin evropian.
Sulmuesi suedez shkëlqeu te Sporting Lisbona, duke mbrëmë festoi edhe titullin e kampionit të Portugalisë, shkruan IndeksOnline.
Ai shënoi 53 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke ngjallur interesim nga skuadrat e mëdha evropiane.
Kur jemi në fund të sezonit, gazetari Fabrizio Romano raporton se Sporting Lisbona do ta lerë të lirë të largohet 26-vjeçarin gjatë afatit kalimtar veror.
Madje ata i kanë caktuar një çmim për 65 milionë euro për sulmuesin suedez.
Manchester United thuhet se është në pole për transferimin e tij, dhe nëse ndodh ky transferim do të ribashkohej me trajnerin Ruben Amorim, që kishte merita në suksesin e Gyokeres./IndeksOnline/