75 Mall Live Search
23:50 / E Enjte, 16 Mars 2023 / Gj. Sh

Sportingu bën befasinë, eliminon Arsenalin nga Europa League

Skuadra e Sportingut ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Europa League, ku sonte elimiminoi Arsenalin, duke e mposhtur pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3.

Kjo pasi koha e rregullt e kishte përfunduar me rezultat të barabart 1-1, ndërsa rezultati i përgjitshëm ishte 3-3, shkruan IndeksOnline.

Granit Xhaka i dha epërsinë Arsenalit në minutën e 19-të, dhe me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Sportingu arriti të barazoj rezultatin me një supergol të shënuar nga Pedro Goncalves, i cili shënoi nga mesi i fushës në minutën e 62-të./IndeksOnline/