75 Mall Live Search
17:09 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sportistët rusë apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit

22 sportistë rusë, fitues të medaljeve të ndryshme në edicvionin e fundit të Lojërave Olimpike dimërore “Sochi 2014” kanë apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS) vendimin e skualifikimit për përdorim doping. Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Mes personave që kanë apeluar vendimin është edhe kampioni olimpik i garës së 50km, Alexander Legkov si dhe Aleksandr Zubkov, fitues i medaljes së artë në garën “bob-2” dhe “bob-4”.

Lajmi i apelimit vjken 24 orë pas vendimit të IOC për të epzulluar rusinë nga Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, që zhvillohen në shkurt të vitit të ardhshëm, në Korenë e Jugut. Pezullimi erdhi pas raportit të kryer nga ËADA për përdorimin masiv të dopingut në Rusi në vitet 2011-2015, ku të përfshirë janë edhe zyrtare të lartë shtetërorë.

Deri më tani janë 25 sportistë rusë që kanë marrë pjesë në “sochi 201$” dhe janë skualifikuar nga IOC për doping, duke bërë që Rusia të humbasë 11 nga 33 medaljet e fituara në atë Olimpiadë.