75 Mall Live Search
17:39 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / B O

Sportistët rusë dhe ukrainas takohen në një hotel, shikoni rezultatin

Ndonëse një përballje zyrtare futbolli mes rusëve dhe ukrainasëve do të jetë e vështirë ta shohim për një kohë, një përballje “jozyrtare” ka ndodhur dhe sigurisht nuk kishte një fund të lumtur.

Skuadra ruse e Jaroslavl Shinik dhe skuadra ukrainase e FC Minaj, kanë rastisur në të njëjtin hotel në Turqi.

Ende nuk dihet se si ka nisur gjithçka, por në rrjetet sociale është përhapur me shpejtësi një video ku tregon dy ekipet të vendosura në korridorin e hotelit pas një përballje fizike mes futbollistëve, me një person që dallohet i shtrirë në tokë.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë treguar se sa e tensionuar është situata mes ukrainasve dhe rusëve, ndonëse bëhet fjalë për sport. /IndeksOnline/