75 Mall Live Search
20:29 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / Blerim

Sportisti i njohur gjerman vije për të investuar në Kosovë, ish-deputeti i ofron tokën falas

Ish-tenisti i famshëm gjerman, Lutz Figge ndodhet në Kosovë. Atë në vendin tonë e ka sjellur ish-deputeti dhe ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj. Figge pritet të jetë bashkëpronar i skuadrës futbollistike kosovare, KF Onixi. Për ta realizuar projektin e investimeve në Kosovë, Dreshaj i ka ofruar falas tokën e tij.”Një nga investitorët potencial gjerman në Kosovë është edhe Lutz Figge. E kam sjellur në Kosovë për një projekt serioz dhe afatgjatë.

Figge dikur ishte teniser i famshëm në Gjermani, ndërsa tani mirret me futboll dhe po diskutojmë mundësinë e investimeve në vendin tonë.

Figge po diskuton që të investojë edhe në skuadrën e ligës së parë të futbollit në Kosovë, KF Onixit.

Si bashkëpronar potencial i kësaj skuadre, Figge ka një projekt tejet serioz që të rris këtë skuadër nga akademia e deri tek seniorët.

Unë i kam ofruar falas disa hektarë tokë, afër palestrës Dresha, që Figge dhe Onixi të fillojnë me ndërtimin e fushave sportive.

Jam i sigurt që investimi në sport, do të jetë perspektivë e djemve tanë dhe rrugë e drejt e të ardhmes për rininë e Kosovës”, shkruan Gani Dreshaj në njoftim./Indeksonline/