75 Mall Live Search
11:25 / E Hënë, 06 Mars 2023 / kutia

Sportisti zvicëran po kritikohet për gjestin e tij, festoi para kolegut që humbi ndjenjat në garë

Finalja e 60 metrave me pengesa të Kampionatit Evropian të Atletikës për salla të mbyllura u fitua nga atleti zvicëran, Jason Joseph.

Por më shumë se suksesi i tij në media është komentuar një gjest i pahijshëm nga ky atlet.

Gjatë garës në 60 metra me pengesa u rrëzua atleti spanjoll Quique Llopis i cili humbi ndjenjat.

Kampioni i Zvicrës festonte suksesin e tij para kolegut të rrëzuar në tokë, gjë për të cilën mori kritika të mëdha./Indeksonline/