75 Mall Live Search
13:29 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / G T

Sportistja e njohur zvicrane e krahason Granit Xhakën me heronjtë kombëtarë të Zvicrës

Granit Xhaka është duke kaluar ndoshta sezonin më të mirë në karrierën e tij si futbollist, pas suksesit me Leverkusenin lojtari shqiptar po bën mirë edhe te Zvicra në Euro 2024.

Sportistja e njohur nga Zvicra, Kathrin Lehman ka thurur lavde për mesfushorin shqiptar, duke e krahasuar atë me legjendat e Zvicrës si Gessler-it dhe William Tell-it, shkruan Indeksonline

“Granit Xhaka do të jetë William Tell-i ynë. Është pak guxim ta bësh këtë krahasim me futbollistin e kombëtares, i cili ka rrënjë kosovare-shqiptare, me keroin zviceran të lirisë.

SRF/Mirco; SRF Sport

“Më shumë ka të bëjë me luftën për liri. Ne duam perandorinë tonë, duam futbollin tonë, duam t’i arrijmë qëllimet tonë”, u shpreh Lehman

Kujtojmë që Granit Xhaka në tri ndeshjet e para me “Helvetikët” në Euro 2024 ka fituar dy herë çmimin e “lojtarit të ndeshjes”.

Në raundin eliminim/direkt, Zvicra do të luaj ndaj Italisë, ndeshje kjo që zhvillohet të shtunën në mbrëmje nga ora 18:00./Indeksonline/