18:15 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Spotify fillon të testohet tek Apple Watch

Kanali muzikor, Spotify tash ka filluar të testohet tek orët e Apple, transmeton Indeksonline.

Versioni Beta ka filluar të qarkullojë tek orët e mençura. Ky lloj versioni është i limituar pasi që mund të kontrollohet vetëm opsioni “Playback”.

Gjatë viteve shumë aplikacione janë larguar nga orët e Apple. Integrimi i një aplikacioni si Spotify do të thotë shumë për këto produkte./Indeksonline/