21:00 / E Diele, 18 Qershor 2023 / AR

Spotify i jep fund bashkëpunimit me Meghan Markle

Archewell Audio, në pronësinë e Princit Harry dhe Meghan Markle, nënshkroi një marrëveshje ekskluzive prej 25 milionë dollarësh me Spotify teksa u përpoqën të ishin financiarisht të pavarur pasi u shkëputën nga familja mbretërore në vitin 2020.

Marrëveshja shumëvjeçare ishte një nga më të mëdhatë e nënshkruara në histori për një shfaqje podkast të sapoformuar.

Në atë kohë, burimet të ndryshme thanë se marrëveshja për të sjellë Meghan dhe Harry ishte “një përshtatje e përsosur” me modelin e biznesit për të rritur audiencën globale të Spotify prej 320 milionë përdorues aktivë mujorë.

Por marrëveshja e tyre prestigjioze ka përfunduar herët dhe podkasti i Meghan-it, Archetypes, nuk do të ketë një sezon të dytë.

Duket se ndërprerja e marrëveshjes është një ndryshim në strategjinë e kompanisë, larg marrëveshjeve ekskluzive me të personazhe të famshëm që nuk janë pjesë e botës së argëtimit.

Drejtori ekzekutiv i Spotify, Daniel Ek tha për BBC se kompania kishte “mbipaguar dhe mbiinvestuar”.

Meghan tani planifikon të “zhvillojë më shumë përmbajtje për audiencën e Archetypes në një platformë tjetër”, tha zëdhënësi i saj për Wall Street Journal.