20:45 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sprej djegës në tubimin e Vetëvendosjes

Kryetari i Prishtinës, njëherësh pretendenti për ta fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune, Shpend Ahmeti ka shkruar në Facebook se në tubimin e Lëvizjes Vetënvendosje në Prishtinë, është hedhur sprej lotsjellës

Por sipas tij, as kjo nuk e ka ndalur entuziazmin e turmës.

Sonte patëm një tubim madhështor në Shkollen Zenel Hajdini. Salla nuk zinte më shumë njerëz. Dikush tentoi që me pepper sprej me e prish tubimin por kjo vec e entuziazmoi edhe më shumë qytetaret të cilët për 15 minuta nuk e ndalen së brohorituri.

Era e vetme që kundërmonte ishte e bllokuesve dhe shantazhuesve që po i pengon rritja e LVV. Por si edhe gjatë katër viteve të fundit nuk munden të na ndalin. 22 tetor, numri 10! Fitoreeeee”, ka shkruar Ahmeti në facebook.