75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

S’pritet i 10-ti, xhamitë hapen sot në Kosovë!

Me rekomandim të Myftiut Tërnava, nga sot gjitha xhamitë e KBI-së në gjithë Kosovën nga sot do të filloj falja e namazeve ditore në xhami (përfshirë edhe namazin e xhumasë).

Kësisoj, falja do të bëhet gjithnjë në përputhje me vendimin e BIK-ut për respektim të masave preventive ndaj Covid 19.

Indeksonline mëson se ky vendim i është bërë e ditur Këshillave të BIK-ut nëpër Kosovë përmes një njoftimi në “Viber”.

Ndryshe, me 10 gusht ishte paralajmëruar se do të hapen kultet fetare në Republikën e Kosovës.