Sprova e parë e “Dokut” në asamblenë e Prishtinës, e dyta më 28 dhjetor
Doktori i njohur, Bujar Gashi, zyrtarisht është kandidat për deputet, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndonëse sot u betua si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, “Doku” synon që misionin e tij për shërbim të qytetarëve ta vazhdojë edhe nga ulësja e deputetit, shkruan IndeksOnline.
Në zgjedhjet lokale, Gashi siguroi mandatin e asamblistit, pasi qytetarët e kryeqytetit e zgjodhën si asamblistin më të votuar. Ai grumbulloi gjithsej 1316 vota nga këto zgjedhje.
Tani, synimi është Kuvendi i Republikës, që legjislaturën e re e zgjedh më 28 dhjetor.
Në listën e LDK-së, Gashhi bart numrin 100./IndeksOnline/


