75 Mall Live Search
21:54 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Sqarim: Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri ne ora 17:00

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar se edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri ne ora 17:00 për ata që kanë nevojë të dalin.

Sipas Ahmetit më vonë do të ketë më shumë detaje se ku do të bllokohen hyrje daljet për në Prishtinë.  Në ato hyrje/dalje mund të kalohet vetëm me leje speciale nga MPB. 

Njoftimi:

Për shkak të numrit të testeve pozitive sot, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim me e fut Prishtinën në karantinë.  Pas pak do të kemi edhe më shumë detaje se ku do të bllokohen hyrje daljet për në Prishtinë.  Në ato hyrje/dalje mund të kalohet vetëm me leje speciale nga MPB. 

Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar brenda Prishtinës deri ne ora 17 për ata që kanë nevojë të dalin.  Prej të hënës Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa tjera që vlejnë për krejt territorin e Republikës së Kosovës. Besoj që ato masa do ti shpjegojnë në ora 12:00, nesër e diele.

Për ata banorë të Prishtinës ëqë janë jashtë Prishtinës, lexoni lajmërimet tona në orët në vijim. 

#rriNshpi