15:34 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Sqarim :Ujësjellësi i Prishtinës nuk po e sfidon asnjë konsumatorë, përkundrazi ujësjellësin po e sfidojnë keqpërdoruesit e ujit të pijshëm

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar një ditë më parë në IndeksOnline,” Ujësjellësi i ‘sfidon’ banorët e Bregut të Diellit për mbajtjen e higjienës, shtypja e ujit shumë e vogël”.

Sipas tyre në lagjen Bregulli i Dillit janë bërë disa herë intervenime dhe se nuk janë duke u aplikuar reduktime nga ana e tyre.

Ata kanë  ftuar sërish qytetarët që të mos bëjnë keqpërdorime të ujit të pijshëm.

Sqarimi i plotë:

Prishtinë, 30 mars – Të nderuar kolegë nga portali” Indeksonline”.

Na jepni mundësinë që të sqarojmë situatën me keqpërdorime të ujit që po bëhen gjithandej.

Gjatë ditës së sotme, menaxhmenti i ujësjellësit gjegjësisht Kapllan Parduzi ka mesazhe të shumta nga konsumatorë po nga e njejta lagje ” Bregu i Diellit” për intervenimet e kohëpaskohshme që po bëhen nga ekipet teknike të mirëmbajtjes dhe poashtu për furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm.

KRU” Prishtina” ligjërisht obligohet që shtypjen /presionin e ujit në ndërtesa ta dërgojë deri në 1.5 bar.

Nëse disa kate të larta kanë shtypje të ulët, ajo vije si shkak i shpërdorimit të ujit qoftë nga katet e ulëta apo dhe nga konsumatorë të të njejtës linjë furnizuese.

Por assesi nga ndonjë reduktim nga ana jonë.

Ujësjellësi nuk po i sfidon banorët, përkundrazi ka keqpërdorues të ujit që po sfidojnë edhe ujësjellësin edhe banorët që e përdorin ujin e pijshëm në mënyrë të drejtë.

Uji duhet përdorë për hixhienë dhe nevoja shtëpiake, por jo ta shpërdorojmë ate, sepse mund ta vuajnë mungesën e tij pikat e larta, e sidomos në këtë periudhë me temperatura pak sa më të larta.

Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që t’u dalim në ndihmë secilit konsumatorë.