75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Sqarimi i Zyrës së Kryeministrit rreth byzylykut që Haradinaj ia dhuroi nipit të Shyhrete Behlulit

Njomza Behluli, vajza e këngëtares kosovare, Shyhrete Behlulit ka mbajtur një gazmend familjar me rastin e lindjes së djalit të saj, Ibrahimit.

Në këtë aheng ajo mblodhi familjarë, miq e mysafirë të shumtë, në mesin e tyre kishte ftuar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj me gjithë bashkëshorten, Anitën.

Çifti djalit të porsalindur bashkë me një urim, ia dërguan si dhuratë edhe një byzylyk për dorë, që mbante emrin e Haradinajt, ndërsa pati edhe një gur të kaltër kundër mësyshit, shkruan Indeksonline.

Por, Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media ka sqaruar se kjo dhuratë s’është blerë nga kjo zyrë.

Ky është sqarimi:

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se lajmet e disa portaleve me titullin “Kryeministri çon gur kundër mësyshit me urim zyrtar për lindje djali”, janë tendencioze, dhe njëkohësisht shpifje permanente, sikurse edhe shpërdorim i argumenteve në mënyrë që me çdo kusht rasti të ndërlidhet me Kryeministrin.

Zyra e Kryeministrit sqaron se çdo letër që e nënshkruan kryeministri, është me logo dhe numër protokolli. Dhurata nuk është as e zyrës së Kryeministrit e as nuk është paguar nga Zyra e Kryeministrit. Është për keqardhje tendenca me çdo kusht e qarqeve të caktuara për ta njollosur Kryeministrin​.