75 Mall Live Search
23:46 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sqarimi zyrtar i Shqipërisë për votën kundër Amerikës në OKB

Pak pas votimit në OKB të rezolutës kundër SHBA-së për çështjen e Jeruzalemit, Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar përmes një deklarate të shkurtër, ku sqaron pozicionin e Shqipërisë dhe konfirmon zyrtarisht votën pro rezolutës. Ja çfarë thotë deklarata.

Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian.