Sqarohet MSh-ja: Vendimi për teste PCR për ata që hyjnë në Kosovë është marrë para shumë muajsh

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin dje për ndryshimin e masave në parandalimin dhe luftimin e Covidit-19.
Ndërsa një vendim që shumë u diskutua midis qytetarëve ishte ai për testet PCR, tek i cili thuhet se qytetarët që vijnë jashtë Kosovës nga vendet me rrezik të lartë të infeksionit duhet të kenë këne teste t.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke thënë se testet PCR janë kërkuar tash e sa muaj.
Sipas tyre këto deklarata janë tendencioze se gjoja vendimet janë marrë tani për t’ia vështirësuar mërgatës ardhjen në Kosovë, kur na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet.
Reagimi i MSH-së:
“Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjsdhëm dhe me qëllime të caktuara që po u bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat antiCovid”
Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipiluar diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për teste PCR me rastin e ardhjes në Kosovë.
Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj Qeverie rreth Covidit-19.
Për të gjithë qytetarët, në veçanti për ata që spekulojnë në opinion, më poshtë i gjeni linqet rreth kësaj të vërtete: