75 Mall Live Search
13:50 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Sqarohet nga QKUK gjendja e personit që ra sot nga 21 metra lartësi

Një person është rrëzuar sot nga një ndërtesë e lartë në “Rrugën B” në Prishtinë. Ai aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore kurse sipas burimeve të Indeksonline ka mungesë të kirurgëve për të intervenuar.

Por ndryshe thotë Ejup Govori, doktor kujdestar në Qendrën Emergjentë në QKUK. Ky i fundit i kontaktuar nga Indeksonline ka thënë se nuk ka mungesë të kirurgëve por gjendja e pacientit është shumë e rëndë dhe nuk është e mundur të futet në operacion.

“Një informatë e tillë nuk është e vërtetë, por qëllim keqe ose nuk e di çka. Gjendja e pacientit është shumë e rëndë, ne jemi duke u përpjek me stabilizu pak gjendjen, me ngrit tensionin. Mirëpo është një lëndim i rëndë, ai ka ra nga 21 metra lartësi edhe nuk është problemi që ka mungesë të kirurgëve, ose që e shpëton një kirurg pasi që nuk është indikacion me shti në operacion pasi që gjendja është shumë e rëndë”, është shprehur Govori.

Ai ka shtuar se pacientit i është dhënë përkujdesja e nevojshme nga stafi mjekësor, por gjendja po vazhdon të jetë e rëndë.

“Pacienti nuk ka nevojë me hi në operacion sepse ka lëndime të rënda dhe duhet ti stabilizohet gjendja, nëse i ngritet tensioni dhe ka shenja vitale, i ka marrë 6-7 doza gjak deri më tash edhe prapë si ngitet tensioni, kurse nuk shtihet në operacion në bazë të deklaratave.” u shpreh Govori. Sipas tij, nëse ka nevojë për kirurg në mënyrë që të intervenohej, ata janë të qasshëm pa asnjë problem.

Rikujtojmë që bëhet fjalë për G.K, 22 vjeç nga fshati Tërpezë i Malishevës./Indeksonline/