75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 07 Mars 2024 / L K

Sqarohet pronari i kompanisë “My Wings”, në lidhje me aterimin e aeroplanit në Sllatinë

Sot gjatë ditës një aeroplanë i kompanisë “My Wings”, ngjalli kurrestje tek banorët e asaj zone në lidhje me alterimin e tij, por që nuk kishte të bënte fare me probleme të aterimit.

Kompania në fjalë ishte duke bëre ushtrime të cilat i kishte kërkuar paraprakisht leje aeroportit ndërkombëtarë “Adem Jashari”.

Ketë e ka konfirmuar për “IndeksOnline”, pronari i kompanisë ajrore “My Wings”, Gazmend Vatovci.

“Ata kanë qenë vetëm duke bëre ushtrime dhe ato fluturime janë të zakonta jo vetëm ne si “My Wings”, por i benë çdo kompani, janë ushtrime të rregullta. Ne e kemi marrë edhe një leje prej aeroportit të Prishtinës, prandaj gjithçka ka qenë në rregull”, ka thënë Vatovci.  

Por a rrezikohen aeroplanët e tjerë që aterojnë në atë pjesë, Vatovci tha se jo, pasi që aeroporti i ka dhënë leje në ditën ku nuk ka aterime të shumta.