Sqarohet Shpend Ahmeti- Nuk kam thënë se hapja e shkollave do të ndodh me 4 maj

Kryetari i Prishtinës, përmes një statusi në facebook kishte deklaruar se një ndryshim i madh do të ndodh në shkollat e Prishtinës dhe se nga katër maji nxënësit do të jenë më afër tyre. Mirëpo tashmë ai ka dalur me një status tjetër duke sqaruar atë që ka thënë. Ahmeti ka thënë se nuk ka deklaruar se shkollat do të hapen me 4 maj, mirëpo se do të filloj dixhitalizimi komplet i komunikimit, transmeton IndeksOnline.
“Kam thënë ndryshim i madh po vjen për arsimin në Prishtinë me 4 maj. Arsimi, qeverisja e shkollave, komunikimi po dixhitalizohet komplet. Më shumë informata gjatë javës”, ka sqaruar Ahmeti.