75 Mall Live Search
14:52 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sqaron AAK-ja: Ne kemi votuar pro Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar pro ligjit për rimëkëmbje ekonomike. Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Gazmend Syla.

“Vetëm për sqarim të opinionit. Grupi parlamentar i AAK-së ,e ka votu ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, sërish është bartur në seancë të re Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, pasi të enjten vetëm 41 deputetë morën pjesë në votimin në parim për Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Kurse, Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike kishte dështuar të votohej edhe në seancën e fundit të sesionit pranveror.

Pikat kryesore të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike ishte edhe mundësia e tërheqjes së 10 për qind të vlerës së trustit pensional. /Indeksonline/