75 Mall Live Search
13:30 / E Premte, 10 Shtator 2021 / B O

S’qenkan vetëm për foshnjat, Gigi Hadid mbyll sfilatën duke thithur një biberon

Nëse keni menduar se biberonat shërbejnë vetëm për të ushqyer bebet tuaja, e keni pasur gabim. Biberonat janë po aq interesant edhe kur shfaqen në pasarela mode.

Supermodelja, Gigi Hadid njëkohësisht dhe nënë e një foshnje 11-muajshe, ka mbyllur sfilatën e Moschino-s në Javën e Modës në Neë York në mënyrën më të pazakontë të mundshme; duke thithur një biberon.

Tema e Moschino ishte mbi foshnjat dhe gjesti i Hadid ishte më kreativi nga Drejtori Artistik i shtëpisë italiane të modës, Jeremy Scott.

Modelet ishin të veshura me rroba me dizajno fëminore: pantallona me ngjyra, me figura vizatimore, fustane të zbuluruara me gjirafa, prinstime me ketra dhe arinj, çanta pellushi të vogla e celularë të vegjël fëmijësh.