14:59 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Squats për një trup të bukur

Cila është ajo vajzë që nuk e ka ëndërr të ketë një trup të bukur dhe të tonifikuar? Sa shumë dieta, ushtrime, sakrifica për atë dhjam të tepërt tek barku, kofshët apo vithet?

Këto të fundit janë një nga pjesët më provokuese të trupit dhe shumë joshëse për meshkujt, për këtë arsye do tju sugjerojme se si te keni vithe të tonifikuara e të ngritura si një Braziliane e vërtetë.

Vetëm me SQUATS mund të arrini rezultate mbresëlënëse, megjithëse kohëzgjatja për të parë rezultatet, ndryshon në varësi të gjenetikës, mënyrës së ushqyerit, stilit të jetesës dhe aktivitetit fizik.

Cfarë janë Squats?

Squats është një emër unik që nuk ka përkthim në shqip. Është një lloj ushtrimi që ka të bëjë me përthyerjen e gjunjëve ndërkohë që pjesa tjetër e trupit nuk lëviz.

SQUATS vepron mbi muskujt e kofshëve para-mbrapa dhe në muskujt e vitheve (gluteus, quadriceps dhe hamstrings). Janë të thjeshta për tu bërë, nuk ka nevojë për instruktorë, mund të bëhen në ambientet e shtepisë, në park, plazh, kudo.

Ne ditet e para praktikoni squats klasik, me pas mund te shtoni edhe pesha me anë të girave apo shtangave për ta bërë edhe më intens aktivitetin. Filloni me 3-sete nga 10 secila.

Cila është mënyra e duhur për të bërë Squat?

Është shumë e rëndësishme për ta bërë në mënyrën e duhur sepse në të kundërt mund të keni dhimbje apo të vini në punë muskujt e gabuar. Keëo janë disa këshilla për ta praktikuar në mënyrë perfekte:

  • Mbani kembët e hapura sa gjerësia e shpatullave
  • Mbajeni barkun brenda dhe kontraktoni muskujt abdominale
  • Uluni ngadalë sikur po uleni në 1 karrige
  • Ndaloni kur këmbët i keni paralel me dyshemenë
  • Rrini për disa sekonda në këtë pozicion
  • Ngrihuni ngadalë në pozicionin fillestar
  • Përsëriteni për 3-sete me nga 10 secila
  • Bëni pushim 60 sekonda midis seteve