14:15 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

“Squid Game”, në Netflix kap këtë shifër marramendëse

“Squid Game”, që nga transmetimit ka shënuar rekord të madh.

Sipas një dokumenti të ‘Netflix’, “Squid Game” grumbulloi 891,1 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu u zbulua se shfaqja kushtoi 21.3 milionë dollarë për t’u prodhuar, përafërsisht 2.4 milionë dollarë për episod.

Ky serial në gjuhën koreane ishte një ‘goditje’ e papritur për platformën që kur u publikua me datë 17 shtator.

‘Squid Game’, ka arritur t’i ketë 111 milionë fansa duke e bërë arritjen më të madh në histori dhe duke u bërë shfaqja televizive më e shikuar e të gjitha kohërave./Indeksonline/

Squid Game: Season 1 (Spanish/Spain Trailer 1 Subtitled)