S’raportohet për të plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Gjilan

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesnatën e së hënës në Gjilan.
Rasti ka ndodhur në lagjen e njohur si “Bojanina”, ndërsa sipas banorëve në këtë incident janë përfshirë disa persona, që thuhet se ka pasur shkëmbim zjarri.
Rasti është konfirmuar për Indeksonline edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.
I njëjti ka thënë rasti ka kaluar në prokurori, ndërsa nuk ka të plagosur.