S’respektuan masat antiCOVID: shqiptohen 562 gjoba brenda 24-orëve

Numër i lartë gjobash ditore për shkelje të Ligjit antiCOVID-19.
Gjatë së mërkurës Policia e Kosovës ka shqiptuar 562 gjoba në bazë të Ligjit antiCOVID-19.
Ndërkaq 45 aksidente kanë ndodhur gjatë kësaj kohe, 19 me të lënduar dhe 26 me dëme materiale.
Policia ka shqiptuar, ndërkaq 1.160 tiketa në trafik.
Njoftohet se 27 persona janë arrestuar, 16 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajte dënimi.