10:17 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

SRF: Shaqiri, lojtari që e bën diferencën

Xherdan Shaqiri ishte lojtari kryesor në lojën e Zvicrës si dhe fitoren e saj kundër Serbisë.

Televizioni i njohur zviceran SRF, ka shkruar rreth Shaqirit, duke thënë se Shaqiri është lojtari që bën diferencën.

“Ndeshja dramatike në stadiumin ‘974’ ka treguar një gjë: Shaqiri është ‘lojtari që bën diferencën’ te Zvicra. Sa më e lartë skena, aq më i madh bëhet Shaqiri”, ka shkruar SRF.

Shaqiri u zëvendësua në minutën e 69-të dhe u pa se nuk ishte i lumtur dhe lëshoj fushën i nervozuar.

Është goli i pestë për Shaqirin në Kupa Botërore. Është i vetmi përkrah Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që ka shënuar gola në tre Botërorët e fundit.