75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Sri Lanka ndalon përdorimin e burkave pas sulmeve terroriste

Shteti i Sri Lankes ka ndaluar mbulesat e fytyrave në publik pas një sulmi vetëvrasës në të dielën e Pashkëve ku mbetën të vrarë 250 persona dhe qindra të plagosur.

Presidenti i vendit, Maithripala Sirisena tha se po përdoret ligji emergjent nga dita e sotme.

“Çdo veshje që pengon identifikimin do të ndalohet për siguri.”, tha ai nga zyra e tij.

Udhëheqësit myslimanë e kritikuan këtë veprim.  Niqab dhe burka që vishen nga gratë myslimane nuk ishin të emëruar në mënyrë specifike.

Sri Lanka mbetet në alarm të lart tetë ditë pas sulmeve që goditën kisha dhe hotelet./Indeksonline/