75 Mall Live Search
15:03 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / A. M.

Srpska i ankohet Kurtit: Ndryshoni mendimin tuaj, lejoni referendumin e Serbisë në Kosovë

Deputeti i Lisës Srpska, Igor Simiq ka dhënë një sërë kritikash në drejtim të Qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas Simiqit, seanca e sotme është një farsë.

“Para disa ditësh, pa vendimin e gjykatës, keni hyrë në Komunën e Greçanicës dhe shtëpitë e kësaj komune. Ju dëshironi që në këtë shekull, nuk dëshironi që t’i lejoni serbët të  votojnë për referendumin. Ju e keni cenuar popullin tonë dhe dëshironi të na vështirosni jetën.

Çfarë të mirë i ka sjell aksioni në veri. A do të  votoni më shumë vota me këtë veprim. A do të merrni ju respektimin e votës së QUINT-it. Nga ky vend, dua të ju them në emër të Listës Srpska që ta ndryshoni mendimin tuaj. Dëshironi t’i thirrni mendjes, përgjegjësisë dhe mos të veproni me kampanjën anti-serbe. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj seance”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/