75 Mall Live Search
15:54 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

S’rrihet nga pluhuri, punëtorët e ndërtimtarisë nuk po kanë kujdes

Edhe pse për ndërtimtarinë kanë filluar lehtësimet që nga 4 maji, punëtorët e këtij digasteri po shkaktojnë paknaqësi të shumta të qytetarët, pasi që nuk po e bëjnë punën siç duhet.

Në Indeksonline është adresuar një problem, në një ndërtesë tek “Muharrem Fejza”, ku sipas tyre punëtorët e ndërtimtarisë nuk po i përmbushin rregullat, e po shkakojnë pluhur të madh.

Kjo gjë po i shqetëson banorët aty afër, të cilët thonë që është e pamundur të rrihet për shkak të pluhurit të madh.

Në videon e siguruar shihet sesi punëtorët po hedhin pluhur në tokë, nga katet e sipërme të baneses, pa asnjë kujdes./Indeksonline/