75 Mall Live Search
23:05 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

SsangYong Korando i ri arrin në Evrop

Brezi i ri i Korando është i bazuar në konceptin e projektimit SIV-2, i cili u shfaq për herë të parë në Panairin e veturave në Gjenevë më 2016.

Prodhuesi korean thotë se tiparet themelore që e veçojnë Corando-in e ri nga paraardhësit e tij pasqyrohen në “formën moderne dhe funksionalitetin e lartë”.

Dimensionet janë rritur gjithashtu në krahasim me gjeneratën e mëparshme. Gjatësia e automjetit është 4,450 mm, gjerësia 1,870 mm dhe lartësia 1,620 mm, ndërsa baza e rrotave shtrihet në 2.675 mm, duke siguruar një rehati më të madhe për udhëtim, veçanërisht për pasagjerët e pasme.

Kapaciteti i bagazhit varion nga 551 l në 1,248 l, me ulëset e pasme të palosura.