St Pauli dhe Holstein Kiel inkuadrohen në Bundesligën gjermane

St. Pauli dhe Holstein Kiel janë dy skuadrat që edhe matematikisht kanë siguruar inkuadrimin në Bundesligën e Gjermanisë.
Pas fitores 3-1 ndaj Osnabruck, St. Pauli ka shkuar në kuotën e 66 pikëve dhe renditet në vendin e parë, kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në përfundim të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Inkuadrimin në Bundesligë e ka siguruar edhe Holstein Kiel, e cila barazoi 1-1 me Fortuna Dusseldorf, duke u renditur në vendin e dytë me 65 pikë.
Ndërsa Dusseldorf do ta kërkojë ngritjen në eliten e futbollit gjerman përmes barazhit./IndeksOnline/