75 Mall Live Search
20:53 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / S Z

Statovci flet per angazhim të logopedëve, psikologut, fizioterapeutit, dhe punëtorëve socialë në shëndetësinë e Prishtinës

Bartësja e Listes  Jeta Statovci ka publikuar katër shtyllat e “Guxo”, për shëndetësinë në Prishtinë.

 Statovci ka thënë se shtyllat e Guxo-s për Shëndetësinë në Prishtinë  janë  Shërbime Specialitike shëndetësore,  ekipe për Zhvillimin e Hershëm të Fëmijëve, përmes angazhimit të logopedëve, psikologut, fizioterapeutit, dhe punëtorëve socialë.  Fuqizim i Mjekut Familjar,  vizita në Shtëpi për të moshuarit me sëmundje kronike dhe personat me dëmtime intelektuale.

E gjitha në bashkëpunim dhe koordinim në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës.

Statovci ka thënë se këto janë katër shtyllat e sektorit shëndetësor,  mbi të cilat ne do të avokojnë tutje.

“Prishtina ka nivelin parësor shëndetësor sikurse dhe atë tërciar në QKUK mirëpo aty referohen nga e gjithë Kosova. Kjo nënkupton që ka dhe lista të pritjes për sherbime shëndetësore. Andaj është i nevojshëm një institucion i veçantë që ofron shërbime diagnostike dhe specialistike, për qytetarët e Prishtinës. Çdo fëmije duhet të ketë mbështetjen  e nevojshme profesionale. Andaj ekipet për zhvillimin e hershëm të fëmijeve duhet të  jenë brenda sistemit shëndetësor. Roli i mjekut familiar duhet të fuqizohet për të qenë adresa e parë e pacientit”, ka thënë Statovci.