75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 10 Janar 2022 / AR

Stabilizohet situata me energji elektrike në Kosovë

Ditëve të fundit ka pasur rënie të ankesave të qytetarëve sa i përket reduktimeve me energji elektrike.

Kjo pasi gjendja momentale e furnizimit me energji elektrike në Kosovë është stabile.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Ai thotë se situata aktualisht është stabile, por që edhe gjatë ditëve në vazhdim parashihet të jetë e njëjtë.

Megjithatë, Buzhala shtoi se duhet pasur parasysh që është situatë emergjente e energjisë elektrike./Indeksonline/