75 Mall Live Search
07:46 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / MSH1

Stabilizohet situata me përmbytjet në Mitrovicë, Peci jep detaje

Në rajonin e Mitrovicës ka rënë sasia e ujit në të gjitha pikat kritike, duke rritur gjasën që të bie edhe sasia në lumin Lushta.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë pas mesnate, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, shkruan IndeksOnline

Duke ndarë fotografi nga terreni, Peci u shpreh se i gjithë mekanizmi i shtabit emergjent do të jetë në dispozicion, 24 orë.

“Të dashur qytetarë

Në këto momente, sasia e ujit në të gjitha pikat kritike ka rënie të dukshme, me tendencë të rënies edhe në lumin Lushta. I gjithë mekanizimi i Shtabit Emergjent do të jetë në dispozicion 24 orë.

Flini të qetë”, shkroi Peci.