75 Mall Live Search
21:19 / E Enjte, 19 Mars 2026 / B XH

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ndan nga 100 euro për punonjësit për Bajram

Me rastin e festës së Bajramit, Bordi i Drejtorëve i NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. në Prishtinë ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e ndërmarrjes me nga 100 euro.

Ky vendim vjen si një vlerësim për angazhimin dhe përkushtimin e stafit, i cili çdo ditë kontribuon në funksionimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes.

Nga kjo ndërmarrje kanë uruar gjithashtu të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për festën e Bajramit, duke uruar paqe, shëndet dhe mirëqenie për të gjithë. /IndeksOnline/