75 Mall Live Search
18:34 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës goditet nga meteorët

Ekuipazhi i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) thuhet se wshtw i sigurt pas një “rrjedhjeje” të vogël, shkruan Mirror, transmeton Indeksonline.

Një rënie e presionit u zbulua pasi një rrjedhje e oksigjenit mendohej të ishte shkaktuar nga një përplasje e vogël mes meteorësh.

Thyerja u gjet në anijen Soyuz që solli astronautët në ISS në qershor.

Kreu i agjencisë hapësinore ruse, e cila raportoi për çështjen, tha se ekuipazhi tashmë po e përmirësonte rrjedhjen.

Shefi i Roscosmosit, Dmitry Rogozin, u citua: “Gjatë natës dhe në mëngjes kishte një situatë të pazakontë – një rënie presioni, një rrjedhje e oksigjenit në stacion.

“Një thyerje mikro është gjetur, ka shumë të ngjarë që është dëmtim nga jashtë. Inxhinierët e projektimit besojnë se është rezultat i një mikrometeorit”, tha ai.

Thyerja, e gjetur në Sojuz, po rikuperohet nga brenda.

Paisja Soyuz arriti në qershor për një mision të gjashtë mujor dhe aktualisht është i akomoduar në stacionin e hapësirës./Indeksonline/.