Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i mbushur plotë me tifozë, shiten të gjitha biletat për ndeshjen me Rumaninë

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvilloj ndaj Rumanisë të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja Kosovë – Rumani i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Biletat në shitje u lëshuan më 23 gusht. Biletat janë shitur nëpërmjet platformës “online”. Në platformën “online” në shitje janë vetëm biletat në zonën VIP 1 dhe VIP 2.
Kosova ndaj Rumanisë ka luajtur edhe dy ndeshje. Në Prishtinë ndeshja e zhvilluar më 16 qershor të vitit të kaluar kishte përfunduar pa gola, 0:0, kurse kishte humbur në Bukuresht më 12 shtator, me rezultatin 2:0. Të dyja ndeshjet i zhvilloi në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Në ndeshjen e kaluar mes Kosovës dhe Rumanisë, rreth 40 huliganë rumunë ishin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ata bënë thirrje turpëruese si “Kosova është Serbi” dhe u larguan me forcë nga stadiumi nga forcat e policisë.