75 Mall Live Search
12:25 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / Gj. Sh

Stadiumi ”Fadil Vokrri” i mbyllur, Agim Ademi publikon gjendjen e fushës

Ka 10 ditë që kur Federata e Futbollit të Kosovës, vendosi ta mbyll edhe njëherë stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Arsyeja e mbylljes së stadiumit është për ti dhënë kohë të rritet bari hibrid, pasi duhet kohë, shkruan IndeksOnline.

Muaj më parë, Ministria e Sportit së bashku me FFK-në investuan mbi 1.3 milionë euro, por pati kritika të mëdha për gjendjen e fushës.

Së pari pati kritika nga futbollsitët e Legia, e më pas edhe trajneri dhe futbollistët e Rumanisë, ku ishin në Prishtinë për të luajtur kundër Kosovës në Ligën e Kombeve.

Gjatë ditës së sotme presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka transmetuar pamje të drjetëpërdrejta nga stadiumi “Fadil Vokrri” ku shihet gjendja e fushës dhe mirëmbajtja e saj nga eksperti i cili është përgjegjës.

Sipas njoftimit nga FFK-ja, fusha do të jetë e mbyllur për 25 ditë, ndërsa aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës, më 15 tetor./IndeksOnline/