75 Mall Live Search
15:59 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Gj. Sh

Stadiumi i Llapit do të rinovohet me një investim prej 1.9 milionë euro

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi para pak minutash ka njoftuar se stadiumi i Llapit, ”Zahir Pajaziti” do të rinovohet.

Ky rinovim do të kushtojë rreth 2 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

”Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim/vendimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit në qytetin tonë, një projekt i shumëpritur që do të përfshijë: Mbulesën e të gjitha tribunave dhe ndriçimin e fushës sipas standardeve të UEFA-s (Kategoria 3).” ka njoftuar Bulliqi.

Postimi i plotë: