75 Mall Live Search
13:23 / E Diele, 04 Shtator 2022 / Gj. Sh

Stadiumi i mbushur ndaj Ballkanit, Afrim Toverlani ”thumbon” Prishtinën

Për herë të parë pas shumë vitesh, “Plisat” pritet ta mbushin stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, deri të shtunen mbrëma janë shitur 11577 bileta dhe kanë mbetur vetëm edhe 1000 tjera, shkruan Indeksonline.

E rreth këtij lajmi ka reaguar ish futbollisti dhe ish trajneri i Prishtinës, Afrim Toverlani.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka ”thumbuar” në një mënyrë Prishtinën dhe Plisat për krahasimet që po bëhen me disa vite më parë, duke thënë se para disa viteve në stadium ishin prezent 25 mijë shikues e jo si tani veq 10 mijë.

”Prishtina-Gjilani 2001, 25 mij shikues, e jo tash 10 mij! Mos ti përmendi do raste tjera, 2-3 mij stervitje …!!!”, ka shkruar Toverlani.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit do të filloj në ora 20:00./IndeksOnline/