75 Mall Live Search
18:16 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Gj Sh

Stadiumi i qytetit në Drenas drejt finalizimit: 5.4 milionë euro investim për super-infrastrukturë

Stadiumi i qytetit në Drenas së shpejti do të ketp një investim të ri.

Ministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku njoftoi se Qeveria ka ndarë 4.5 milionë euro, ndërsa Komuna e Drenasit ka shtuar edhe 900 mijë euro për kompletimin e projektit, shkruan IndeksOnline.

Ky investim po bëhet në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, me synim që Kosova të ketë njërën nga infrastrukturat më moderne të futbollit në rajon.

Ministri Çeku, së bashku me kryetarin Ramiz Lladrovci, kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve, duke theksuar se puna po vazhdon me seriozitet dhe përkushtim në çdo cep të Republikës.

“Stadiumi i qytetit në Drenas do të kompletohet. Kemi ndarë 4.5 milionë euro, ndërsa komuna kontribon me 900 mijë shtesë.

Në përgatitje për Lojërat Mesdhetare të vitin 2030, Kosova po bëhet me infrastrukturën më të avancuar të futbollit në rajon.

Me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci, pamë nga afër punimet. Puna vazhdon, në çdo cep të Republikës, me seriozitet e përkushtim.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/