75 Mall Live Search
11:10 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / L A

Stadiumi i ri i Manchester Unitedit mund të përballet me një vonesë, kjo është arsyeja?

Manchester Unitedi mund të detyrohet të presë në radhë për planet e tyre ambicioze për një stadium të ri prej 2 miliardë funtesh.

Kjo pasi që kompania përgjegjëse “Foster + Partners”, po prioritizon ndërtimin e stadiumit të ri të Milanit dhe Interit.

Por studioja globale për arkitekturë të qëndrueshme, urbanizëm, inxhinieri dhe disenj tani po nis punën për projektimin e San Siros së ri, sipas Mail Online. Fosters ka marrë miratimin për të ndërtuar një San Siro të ri me 71,500 vende, ndërsa stadiumi aktual do të shembet.

Kjo mund t’i lërë duart plot dhe ka shpresa që zhvillimi të përfundojë deri në vitin 2031, në kohë për Kampionatin Evropian vitin pasardhës.

Pronarët e Manchester Unitedit, do të renovojnë stadiumin ikonik “Old Trafford”, për ta zgjeruar atë në 100 mijë ulëse, projekt ky i cili do të kushtojë 2 miliardë funte./IndeksOnline/