20:17 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / G T

Stadiumi “Iduna Park” ndryshon ngjyrë, bëhet komplet “kuqezi”

Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon ndeshjen e parë në Euro 2024 ndaj Italisë.

Në stadiumin “Iduna Park” ka një numër të madh tifozësh, sidomos me ngjyrat “kuqezi”, shkruan Indeksonline

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe pritet të jetë spektakël.

Siç është raportuar nga mediat dje dhe sot, në stadiumin e klubit gjerman do të jenë të pranishëm më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë.

Kujtojmë që ndeshja e parë në Grupin B mes Spanjës dhe Kroacisë është mbyll me fitore të spanjollëve me rezultatin 3:0./Indeksonline/