Stadiumi ikonik ”San Siro” do të shëmbet, do të ndërtohet një i ri

Prej shumë vitesh është foluar për shembjen e stadiumit ikonik ”San Siro”.
Ditën e sotme, e përditshmja italiane, ”Corriere della Sera” në një artikull të publikuar ka dhënë detaje për një marrëveshje mes dy klube, Milan dhe Inter, fillimisht për blerjen e stadiumit, pastaj për ta shembur dhe për të ndërtuar një të ri, shkruan IndeksOnline.
Aty zë vend edhe një deklaratë e kryebashkiakut të Milanos, Giuseppe Sala, i cili ka thënë se stadiumi i ri duhet të jetë gati deri në vitin 2031, pasi Italia së bashku me Turqinë do të jenë organizatore të Kampionatit Evropian 2032.
“Këshilli do të miratojë shitjen për 197 milionë euro, ky është hapi i parë. Pastaj do të jetë një garë me kohën. Qyteti i Milanos nuk do të mbulojë kostot e prishjes ose rindërtimit.”, thuhet në artikullin e gazetës italiane./IndeksOnline/