Stadiumi ‘Ismet Shabani’ në Ferizaj duket si livadh
Stadiumi ‘Ismet Shabani’ ka qenë tradicionalisht shtëpia e klubit futbollistik Ferizaj.
Megjithatë ka më shumë se dy vite që ndeshjet si vendës ky klub nuk i zhvillon në stadiumin e vetë, për shkak të procesit të renovimit që kishte filluar në vitin 2016.
Megjithatë punimet janë ndalur që shumë muaj dhe stadiumi ‘Ismet Shabani’ duket si një livadh.
Ferizaji detyrohet që ndeshjet e saj t’i luaj në një stadium tjetër në periferi të qytetit, që është i shtruar me barë artificial. /Indeksonline/


