Stadiumi ku luajnë nesër Suedia dhe Kosova ka ndërruar barin, flet Isak: Nuk besoj se ndikon shumë!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndaj Suedisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Alexander Isak u paraqit në konferencë për media para ndeshjes, shkruan Indeksonline
Nesër ndeshja zhvillohet në stadiumin “Starëberry Arena”, e cila së fundmi ka bërë një riparim, ku ka ndërruar barin.
Se sa do jetë vështirë për Isakun të luajë në një amibent të tillë, flet sulmuesi i Liverpoolit:
“Është një situatë e re për ne, por nuk mendoj se do të ndikojë shumë. Por, kjo mbetet për t’u parë. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është se ne luajmë para tifozëve tanë. Bari është i ri, por është më i mirë se që kemi luajtur. Kështuqë nuk duhet të jetë diçka që e përkeqëson situatë”, u shpreh Isak
Kujtojmë që nesër ndeshja zhvillohet nga ora 20:45./Indeksonline/