75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Stadiumi ku pritet të vendoset fati i titullit, nuk pranon më tepër se 1 mijë shikues

Ka disa muaj që ka filluar renovimi i stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas. Aktualisht vetëm tribuna perëndimore është e gatshme për të qëndruar tifozët gjatë ndeshjes.

Në pjesët tjera, lindje, jug dhe veri është punishte. Dy pretendentët për titullin e kampionit, Feronikeli dhe Prishtina do të ballafaqohen javën e fundit pikërisht në këtë stadium.

Ka shumë mundësi që kjo ndeshje të vendos për titullin e kampionit, shkruan Indeksonline.

Edhe pse ky duel pritet të ketë interesim të jashtëzakonshëm, stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ aktualisht nuk mund të pranoj më tepër se 1 mijë shikues.

Punimët në renovimin e këtij projekti pritet të zgjasin deri në vitin 2021. /Indeksonline/