Stadiumi më i madh në botë ndërtohet në Irak? (Foto)
Mbreti i Arabisë Saudite është duke planifikuar ta ndërtojë një stadium gjigant.
Stadimi më i madh në botë do të jetë një dhuratë nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe do të ndërtohet në Irak, transmeton IndeksOnline.
Ky terren do t’i ketë plotë 135 mijë ulëse, dhe ishte premtim i mbretit Salman.
Para ndeshjes, Salman premtoi se do të ndërtojë një stadium për Irakun, nëse këta të fundit triumfojnë në miqësoren e 28 shkurtit, kundër Arabisë.
Takimi atë ditë u mbyll me fitore të thellë për Irakin, 4 me 1.
“Kam marrë një telefonat nga Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdul Aziz. Ai përshëndeti fitoren e Irakut dhe u shpreh i gatshëm për t’i zgjeruar marrëdhëniet pozitive mes Irakut dhe Arabisë në nivele të ndryshme; Ekonomike, tregtare, komunale dhe kulturore”, ka thënë Al-Abadi, kryeministri i Irakut.
Aktualisht stadiumi më i madh në Irak “Basra Sports City” zë vetëm 65 mijë tifozë./IndeksOnline/